Nkë vajzë 10 vjeçe u pickua sot nga një gjarpër që ndodhej në shkollën e Farkës.
”Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k












