• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Qeveria na djeg redaksinë të paktën një herë në vit

droni by droni
4 May, 2024
in Kryesore, Opinion
0
FOTO/Me pankarta në duar dhe mesazhe ndaj qeverisë, gazetarët protestojnë para Parlamentit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sami Neza

Liria e medias në kohën e zhvillimit të teknologjisë ka shfaqje tjetër dhe kërcënimi, dhuna, presioni ndaj medias ka shfaqje tjetër.

Sot fare pak media, vetëm ato që transmetojnë propogandë mund të përfitojnë në shuma të vogla nga qarkullimi në motorë apo rrjete sociale. Ato përfitojnë, e theksoj mjaft pak, pasi qeveria me instrumentat teknologjikë që ajo zotëron i lejon të përhapen.

Mediat e tjera bllokohen prej qeverisë edhe kur kanë shans të përfitojnë nga audiencat në motorë apo rrjete sociale. I bllokon përmes kompanivë të imazhit, përmes zyrave të komunikimit dhe IT duke i sulmuar me bots, dhe të punësuarve në institucione që kthehen në trolls.

Qeveria pengon përfitimin nga mediat në internet edhe se nuk plotëson asnjë kusht që transmetuesit e mëdhenj në internet si Google, Youtube, Facebook, etj të sillen me mediat në Shqipëri sic sillen me mediat në Maqedoni, Serbi, se nuk po them me ato në Perëndim, ku secili prej tyre për shkak të kushteve të krijuara dhe marrëveshjeve me qeveritë, paguan mediat që transmetojnë përmbajtje në internet. Qeveria bën sikur nuk kupton edhe pse i takon për hallet e veta dhe të kundërtën e pavarësisë financiare edhe pronarët e Facebook apo Instagram, edhe ata të Tik Tok. Nuk bën asnjë përpjekje, se përndryshe do të dilnin nga kontrolli edhe mediat e mëdha, edhe mediat e vogla. Do të zhdukeshin ata që vënë gjoba apo jetojnë me pagesat informale të nxitura nga qeveria.

Mediat në Shqipëri nuk kanë asnjë shans të rriten të pavarura dhe të përfitojnë nga tregu. Mbeten në dorë të reklamuesve që janë kryesisht biznese të mëdha ose monopol,në shumicën e rasteve të lidhura apo të varura nga tenderat e qeverisë.

Shumë pak e dinë se cfarë ndodh me mediat online kritike me qeverinë kur ka ndonjë skandal apo kur ka fushatë elektorale. Artikujt e tyre raportohen nga mizëri patronazhistash e zyrtarë të administratës publike, fuqia teknologjike e qeverisë i sulmon me viruse nga më të pamëshirshmit për ti bërë joefektive, jo një orë apo një ditë, por deri në dy javë e një muaj apo më shumë.

Për ta kuptuar më mirë ata që nuk marrin vesh shumë nga kjo punë, është njësoj sikur ta djegin redaksinë, pra njësoj sic dogjën ‘Koha Jonë’ në ’97. Por atëherë shihej tymi ndërsa tani nuk e sheh askush tymin vec atyre që janë brenda. Pra pushteti i djeg mediat tona të paktën një herë në vit. Ndryshimi është se nuk i fotografojmë dot duke u djegur, për t’ia cuar në ekspozitë tek KOD, Kryeministrit.

Previous Post

Teliti: Taksa e profesioneve të lira do rrënojë shtresën e mesme

Next Post

Vorë, 404 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti

droni

droni

Next Post
Vorë, 404 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti

Vorë, 404 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.