• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta te protesta për Berishën: Është atje se nuk pranoi copëtimin e Kosovës

droni by droni
27 April, 2024
in Kryesore, Politika
0
Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet e saj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, ashtu siç kishte paralajmëruar, mori pjesë në protestën që organizohet çdo natë poshtë banesë së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Meta tha ndër të tjera se Berisha është atje sepse doli kundër copëtimit të Kosovës dhe kundër shpopullimit të Shqipërisë.

PJESË NGA FJALA E METËS/,Përshëndetje të gjithë demokratëve, të gjithë opozitarëve, të gjithë shqiptarëve. Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha. Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë. Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët.
Adenauer ka thënë të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont.
Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë.

Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët.
Por presidenti duhej të vinte si president te presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha.
Keni pasur këtu çdo natë avokatin sulmues, jo mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe shumë përfaqësues të tjerë të Partisë së Lirisë.
Dua t’u them të gjithëve, politika është politikë, por atdheu është një dhe vetëm një.
Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetare të të gjitha besimeve na kanë lënë një mësim: pa atdhe, nuk ka fe.

Pa Shqipëri, nuk ka parti. Prandaj jemi sot këtu. Skapi nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime qeverie për inceneratorët, ndërkohë që drejtori i prokurimeve i ka thënë se janë të paligjshme. Nuk po flas për PPP-të, nuk po flas për tenderat sekretë, nuk po flas për hatatë e tjera. Këta mburren se po luftojnë pandëshkueshmërinë, duke goditur Sali Berishën, të cilin mund të mos ketë shumë shqiptarë që nuk e pëlqejnë, por ka qenë simbol i integritetit njerëzor.

Tani, kam këtu Petrit Vasilin, më larg është ndoshta Gramoz Ruçi që na dëgjon se çfarë i kam thënë Edi Ramës në vitin 2017 kur isha në koalicion dhe bënte çdo lojë që ta miratonte reformën në drejtësi pa PD.

I kam thënë: Edi Rama, mos e provoko më PD-në dhe opozitën.
Edi Rama, është fatkeqësi e madhe për mua që u bënë 20 e ca vite duke bashkuar në politikë dhe pas 25 vitesh, politikani më serioz mbetet Sali Berisha. Pse? Sepse Shqipëria në 25 vite duhej të kishte nxjerrë politikanë më të mirë se Sali Berisha e Ilir Meta. Por çfarë t’i bëjmë?

Nga zona nga vij unë, gjyshërit na mësonin se kur situatat janë të vështira, të themi se malet tona edhe më të larta.
Përshëndetje presidenti i përgjithshëm!
Nuk dua të flas këtu se nuk dua ta teproj, por këtu kam ardhur me një burrneshë, me një themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një dëshmitare të momenteve më të vështira që ka kaluar Kosova, me Edita Tahirin, kështu që dua ta mbyll. Rama do ikë, do të shporret!

Previous Post

Veliaj, fletëthirrje për në SPAK: Do shkoj vetë. Kryetari zbardh strategjinë e mbrojtjes

Next Post

Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet e saj

droni

droni

Next Post
Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet e saj

Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.