Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
U ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali. a.b











