• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, postim tjetër për emisionin e RAI3: Mund të flas vetëm në transmetim direkt

droni by droni
25 April, 2024
in Kryesore, Politika
0
Rama, postim tjetër për emisionin e RAI3: Mund të flas vetëm në transmetim direkt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vijon polemikat me tv italian RAI 3 pas intervistës që dha mbrëmë në syri tv drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci.

Rama duket mjaft i shqetësuar për akuzat që i janë bërë në emision vëllait të tij Olsi Rama dhe numrit 2 të administratës së qeverisë Engjell Agaçi.

Ai ka polemizuar tri herë deri tani që nga transmetimi i emisionit të dielën e kaluar, një gjë që se ka bërë kurrë me asnjë media në Tiranë të cilat mund ta kenë akuzuar edhe për çështje më të rënda.

Fillimisht Rama asocoi publikimin e disa fakteve për Olsin dhe Agaçin si sulm ndaj Shqipërisë, më pas si dëm dëm kolateral i sulmeve të RAI ndaj Melonit, por në dy postimet e fundit është detyruar të shtjellojë ndaj akuzave për Olsin dhe Agaçin.

Postimi i Ramës që i drejtohet drejtorit të programit Report, Sigfrido Ranucci:

Dje, gjatë ndërhyrjes tuaj në të njëjtin televizion të njëanshëm shqiptar, i përfshirë tashmë që përpara emisionit “Report” në përhapjen e së njëjtës shpifje të importuar më pas në Itali, ju kishit thënë se do të ishte më mirë nëse do ju kontaktonim direkt, ja ku jam në kontakt të drejtpërdrejtë me ju, por para syve të të gjithëve, sepse me gjithë shtrembërimet e një të vërtete të thjeshtë kam pasur fatin e keq dhe të mirë, e të jetuarit në lëkurën time në këto 72 orë, nuk kam guxim të komunikoj me ju pa dëshmitarë.

Është për të ardhur keq, që në vend që ti jepje të drejtë gjyshes time që thoshte se të gabosh është njerëzore por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, ju bëtë një tjetër gabim.
Por duke qenë se në këtë rast nuk jam unë ai që gabova, unë kam për detyrë të ngulmoj për të nderuar të vërtetën e nëpërkëmbur nga ai program brutal dhe të mos dorëzohem në mbrojtjen e Shqipërisë dhe institucioneve të saj, duke përfshirë edhe rolin e saj në marrëveshjen dypalëshe me Italinë. Edhe nëse programi juaj ka çdo të drejtë të kritikojë duke bombarduar qeverinë e vendit të tij, ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë duke njollosur vendin tim dhe fjalën “shqiptar” me shpifje.
Është gjithashtu për të ardhur keq që ju e krahasoni telefonatën time, shumë civile, si një “pjesë të dëmtuar” nga veprimet tuaja, me ndërhyrjet e Kremlinit që janë bërë ndaj emisionit tuaj. Të paktën në respekt të viktimave të Kremlinit, nuk do të krahasoja kaq lehtë poloniumin e përdorur për të censuruar me vdekje opozitarët e pakëndshëm me një ndërhyrje telefonike të ardhur pas një censure.

Më vjen keq gjithashtu, që keni gënjyer për një letër proteste nga ana ime, që i kam adresuar drejtorit gjatë telefonatës tashmë të famshme, duke pretenduar se letra nuk i ka mbërritur ende, kur në të vërtetë unë as nuk kam dërguar kurrë një letër të tillë dhe as nuk mund të dërgoj atë që nuk kam njoftuar kurrë, duke u kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin tuaj, në të cilin fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen të censuruarit se nuk janë përgjigjur.

Meqenëse jemi te faktet, më vjen keq kryesisht për shtrembërimin e asaj që tregoni si akte gjyqësore në lidhje me vëllain tim, duke qenë se akte të tilla jo vetëm që nuk ekzistojnë, por pikërisht kjo është tashmë objekt i një padije gjyqësore për shpifje këtu në Shqipëri, një rrethanë që në një transmetim të thelluar investigativ siç pretendoni ta arrini, të paktën duhet përmendur për të shmangur riprodhimin pa kritikë të stereotipit të një epoke tjetër të shqiptarit të interesuar vetëm për drogën dhe të një Shqipërie të korruptuar nga koka e këmbët.

Së fundi, më vjen keq që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj, pra kërkesa për të sqaruar arsyen e një gënjeshtre të paraqitur jo një herë, por dy herë, jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pra që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk i ishte përgjigjur kërkesës suaj për sqarim, më pas u shoqërua me një gënjeshtër të tretë që mori formën e mohimit të dy të parave duke publikuar përgjigjet e marra vetëm në faqen web të programit, duke shtuar një gënjeshtër të katërt për dokumente gjyqësore që nuk ekzistojnë.

Gjithsesi duke shpresuar se, kur më thatë se do të donit që në programin e tuaj unë të them fjalën time, kjo nuk ishte një gënjeshtër tjetër, unë deklarohem i gatshëm për të marrë pjesë në episodin e radhës të “Report” me kushtin e vetëm që ndërhyrja ime të bëhet live, pasi nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroj me mirëbesim mund të përfundojë në mullinjtë e censurës tuaj, duke pasur parasysh këto precedentë të rëndësishëm në të cilat ju keni censuruar, më pas ofendoni pa baza dhe në fund akuzoni për riprodhim të modelit të Kremlinit, kur, nëse ka ndonjë gjë, do të kishte arsye për të dyshuar të kundërtën.
Në çdo rast, tani jam unë që pres një telefonatë prej jush, duke ju siguruar se do të më gjeni shumë të disponueshëm për të dakordësuar përballjen tonë publike, drejtpërdrejt dhe pa pengje, gënjeshtër pas gënjeshtre, të vërtetë pas së vërtete, duke shpresuar ta mbyll me një përqafim dashamirës virtual, me një det në mes këndvështrimeve tona për vlerën e lirisë së informacionit, e cila siç e the me të drejtë nuk ka çmim. a.b

Previous Post

PD: Interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3

Next Post

Dedaj shpjegon rreth dosjes së Xibrakës dhe kërkesës së Bardhit

droni

droni

Next Post
Dedaj shpjegon rreth dosjes së Xibrakës dhe kërkesës së Bardhit

Dedaj shpjegon rreth dosjes së Xibrakës dhe kërkesës së Bardhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.