• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BASIR ÇOLLAKU/ Metamorfoza, prokurori francez, sky-encrot shqiptare

droni by droni
16 April, 2024
in Kryesore, Opinion
0
BASIR ÇOLLAKU/ Në një shtet leshi, mund të shkosh vetëm për lesh…

Basir Collaku

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku

Nëse dosjet e ardhura në SPAK dhe të tjera të bëra gati në Francë, ekipi franko-belgo-holandez, hetohen me paanshmëri, intensitet, pa dekonspirim, pa qoka politike, financiare, pa u ndikuar nga trysnia mafioze, atëherë në Tiranë ndodh ajo çka ka pohuar në një moment pune prokurori francez, drejtuesi, jo fort me shaka, referuar pafundësisë së përgjimeve, se.. “kur të marrë fund kjo batërdi e Sky-Encro, do të shkoj në Tiranë dhe më duket se do të fik dritat në shumë institucione…aty ka ngjarje të cilat e bëjnë Netflix të duket komedi…”
Arkiva e qindra milionë mesazheve të kriptuara të telefonave BQ, të aplikacioneve sky-encro, matrix, nga viti 2015 në mars 2021 ka prodhuar mijëra të pandehur në të dy botët në Evropë, lidhur bashkë, asaj të krimit dhe asaj të pushtetit. Në shumë vende si Belgjikë, Francë, Gjermani e Itali, proceset nëpër gjykata kanë një ritëm dukshëm të lartë me numër të madh të pandehurish. Ekstradimet nga Dubai, aty nuk mungojnë. Dosja më e re, gatuar nga lënda e vjelë nga aplikacionet e mësipërme, është ajo e procesit të nisur me 8 prill në gjykatë në Bruksel me 128 të pandehur, afro 40 shqiptarë. Gjyq ku avokatja Maitre Nathalie Gallant, mbrojtëse e vlonjatit biznesmen, Erridan Munoz Guerreron, me 31 mars në një deklarim mediatik shigjetoi pastrimin e miliarda eurove të kokainës në Shqipëri, në industrinë e ndërtimit. Ka politikanë shqiptarë në këtë histori tha ajo, duke iu referuar materialeve të dosjes e duke cituar se “..jemi larg kullave 3 miliardë euro në Tiranë..” Me 9 prill 2024, ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, në konferencën për kriminalitetin në Gjermani në vitin 2023, pyetjes për trafikun e kokainës, iu përgjigj se, “sasia më e madhe e kësaj droge vjen nga trafikantët shqiptarë”. Tallavaja e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me formularët e vetëdeklarimit për Organizatën e Policisë së Shtetit, nëse kishte përdorues të aplikacioneve përfundoi me rezultat zero, ndryshe nga sa Prokuroria e Posaçme zyrtarizon emra në shumë e shumë dosje. Kjo përkon edhe me deklaratën e Altin Dumanit me 28 dhejtor 2023, kur ndër të tjera pohonte se “.. në çdo hetim, na dalin një ose më shumë police, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rastin tashmë të bërë publik, Xhevahir Lita”. Duke e përforcuar qëndrimin në raportin vjetor të prezantuar, po nga zoti Dumani me 4 prill 2024, kur theksoi se “Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë, sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele të larta”. Duke pohuar sipas raportit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme se vërehet bashkëpunim i grupeve kriminale me oficerët e Policisë së Shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm dhe aktivitete të tjera në pengimin e drejtësisë. Më shumë se lajm i fortë, këtu duhet të ishin emrat e përfshirë, të cilët nuk duhet aspak të gjendeshin dhe të vazhdojnë të jenë në zyra eprorësh në Policinë e Shtetti, siç vazhdojnë të jenë sot, por të ishin pandehur dhe të përballur me drejtësinë. Ashtu si me 6 prill 2024, një ndër oficerët drejtues në polici, me një karrierë e profesionalizëm të spikatur, Besnik Bakiu, në një shkrim të tijin, ndër të tjera theksonte refrenin e duhur, “vëri emër krimit zoti Dumani”, duke kërkuar mospërfshirjen e trupës në përgjegjësitë penale të individëvr të caktuar, qofshin këta edhe në nivele drejtuese. Qëndrimi në kapërcim të përcaktimeve ligjore, po nga Dumani, se Gjykatat vendosin afërmendsh se çfarë duam ne, u rikorigjua pas pak nga institucioni i akuzës, drejtuar prej tij, duke u justifikuar mes tekstit e kontekstit.
Prova e parë, larg dashurisë së parë…
“Metamorfoza”, dosja e Shkodrës, referuar fashikujve të ardhur nga Franca, me materiale të sky-encro për Bajrët, biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka, Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales e prokurorin Xhevahir Lita, pas më shumë se një viti përfundoi në gjyq me shtatë të pandehur e me akuza mes softit e motit. Bistri përmend eprorët e tij në paligjshmërinë e veprimeve të rënda penale të kryera, por asnjëri nuk na del i bashkëpandehur. A është Ard Veliu i dorëhequri i fortakuzuar, njëri nga të munguarit e mëdhenj?! Prokurori i arrestuar në përgjime Xhevahir Lita ndërmend kryegjyqtarin, për të ujdisur marrëveshjen e kërkuar nga të pandehurit. A është Arbër Çela gjyqtari veting-kaluar, një nga të hetuarit, e pandehurit e munguar, kur dosjet e Pëllumb Gjokës kanë kaluar në vendimmarrje në këtë gjykatë?! A është në fashikujt hetimorë një episod përgjimi ku flitet për pagesë 500 mijë euro për një vendim në favor ndaj njërit prej të pandehurve të dosjes. ?!
Në një nga vendimet e Gjykatës së Posaçme, rreth kësaj dosjeje, të pandehurit përmendin një nga anëtarët e KLGJ, tigrin sipas tyre, ndikimi i të cilit nuk kundërshtohej, tashmë rikthyer në Gjykatën Penale pas mbarimit të mandatit. A është ai, një tjetër i munguar dhe i pandehur i pahetuar?!
A është një tjetër vrasje e rëndë në qarkun e Shkodrës, ajo e Bardhok Pllanës, për të cilën dosja ka të dhëna të plota për autorët e vrasjes, disa nga të pandehurit në këtë proces dhe në këtë fazë nuk ka akuzë konkrete?!
A është një tjetër tentative për vrasjen e një deputeti aktual të Kuvendit, nga emra të kësaj “Metamorfoze” dhe sërish kjo nuk rezulton të ketë akuzë të ngritur ndaj autorëve të dyshuar?!
Prokuroria na thotë se janë veçuar dhe në pritje të disa letërporosive, mund të kemi të tjera dërgesa në Gjykatë. Ashtu qoftë !…por deri atëherë, çunat problematikë në banda, drejtësi e pushtet, do të gjejnë dermanet e duhura për të rrëshkitur. Shembulli i Malit të Zi për grupin kriminal, po të lexojmë, sa ka ardhur nga Franca, për brenda policisë e prokurorisë, gjyqsorit, qeverisë, politikës, bashkiakëve, biznesit e medieve. Nëse SPAK e merr fort seriozisht, do të dalë se kemi organizata kriminale shumë herë më të zgjeruara se në vendin fqinj. Kodet i kanë. Gjithnjë, nëse…!

Previous Post

PESHKIMI/ Kapet bashkë me malazesin duke gjuajtur me korent peshk në liqen

Next Post

Meta-Dumani, debati që nisi mbrëmë dhe u përflak sot. Meta nuk ndal akuzat

droni

droni

Next Post
Sherr ne bledhjen e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn

Meta-Dumani, debati që nisi mbrëmë dhe u përflak sot. Meta nuk ndal akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.