Ish futbollist 62 vjeç, humb jetën duke luajtur në fushën e futbollit. Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Sarandë ndërsa po luhej një ndeshje veteranësh mes futbollistëve të Sarandës dhe veteranë në Greqi.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Fredi Mërkuri, 62 vjeç, ish-futbollist”, njoftoi policia e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k












