Parlamenti rrëzoi sot dërgimin e cështjes së mandatit të deputetets Olta Xhacka në Kushtetuese ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha sot se Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend.
“Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Cdo qytetar që është duke zbatuar një vendim gjykata, i lind e drejta të mos e zbatojë. Ka rënë sistemi i vlerave dhe parimeve të shtetit ligjor.
Nëse një qytetari i rrëmbehet prona dhe e dërgon çështjen në Kushtetuese, ku i jepet e drejta dhe më pas është në dorë në Ramës, të zbatohet apo jo.
Ditë shumë trishtë për kushtetutshmërinë, republikën dhe shtetin shqiptar.
Kushtetuesja nga sot paguhet kot. Vendimet e tyre merren dhe hidhen në kosh. Ata normal që nuk kanë koment, kur kanë parë vendimet e Ramës. Ky njeri e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe për rastet kur i pëlqejnë vendimet e tij. Kur nuk i pëlqen, i trajton institucionet si letër higjenike” tha Bardhi. m.k












