Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia lokalizoi në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.
Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b












