• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zeri i Amerikës shënjestron Edi Ramën për trajtimin ‘teknik’ të vjedhjes në TIMS

droni by droni
10 April, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Edi Rama mobilizoi Policinë në fushatë, ja çfarë i kërkon LSI Kryeprokurores Arta Marku
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Radio Zëri i Amerikës nuk kurseu sot kryeministrin Edi Rama teksa i kujtoi se muaj më parë vjedhjen e të dhënave të TIMS e trajtoi si çështje teknike.

Në një kronikë nga gazetari i saj në Tiranë Armand Mero theksohet se hetimet nisën pas këmbënguljes së ambasadës amerikane në Tiranë. Po ashtu VOA shton se është e cuditshme se si për 8 muaj hetime drejtori i arrestuar dje qëndroi në detyrë pa u shqetësuar nga askush.

Kronika e Zërit të Amerikës:

Në Shqipëri drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muço, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS, i cili rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, të ngritur me kërkesë të opozitës, pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muço.

Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”. Njoftimi i Prokurorisë shjegon se “në datë 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muco. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.

Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muço, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij. “Rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit Ervin Muço, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”, lexphet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Po ashtu, ka rezultuar se Muço “është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muco nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit.”

Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Mbetet e paqartë arsyeja se përse Muco ka vijuar të ushtrojë i qetë detyrën, dhe vetëm të martën në mbrëmje, pas urdhërit të arrestit për të, Policia njoftoi pezullimin e tij nga detyra.

Po ashtu, urdhëri i arrestit, si për rastësi, përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posacëm hetimor parlamentar. Kryetari i këtij Komisioni deputeti demokrat Ervin Salianji, deklaroi në mbrëmje se “arrestimi i Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit hetimor, Ervin Muca, është rezultati i parë i punës së Komisionit hetimor për të dhënat e TIMS-it dhe konfirmim I denoncimeve të vazhdueshme të opozitës”.

Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet u përpoqën ta minimizonin ngjarjen. Ajo mori vëmendje pasi i Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane Martin McDowell “vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshirë dhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”, bënte të ditur në atë kohë një postim i ambasadës amerikane mbi takimin e zotit McDowell më 17 gusht me ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit, në të kundërt, nuk e kishte përmendur temën e cështjes TIMS, në njoftimin mbi bisedën me diplomatin amerikan.

Pak ditë më vonë kryeministri Edi Rama, e trajtoi rastin si një çështje thjesht teknike. “Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Ajo ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se s’ka pasur as mundësi të ndodhi sepse në përpjekje për të bërë backup-in ka dalë që s’ka backup fare. Kështu që, është një problem teknik i brendshëm. Ata kanë punën e tyre dhe në atë punë ata janë të monitoruar. Edhe hetimi është bërë kështu që nuk ekziston kjo”, deklaroi zoti Rama në një konferencë për shtyp më 25 gusht. voa

Previous Post

ARTAN FUGA/ Miti i 10 milionë turistëve!

Next Post

Si u zbulua se Ervin Muça mori të dhënat e TIMS, çfarë gjetën hetuesit

droni

droni

Next Post
SKANDALI I TIMS/ Prokuroria e Tiranës  kërkon arrestim për drejtorin e IT të Policisë së Shtetit

Si u zbulua se Ervin Muça mori të dhënat e TIMS, çfarë gjetën hetuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.