Një person është gjetur pa jetë në një rrugë të Vlorës. Viktima është 60 vjeç dhe policia ka bërë kqyrjen.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k











