Zbardhet brenda pak orësh, vjedhja e një shume parash, në banesën e një 39-vjeçareje.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, të cilit iu gjetën të fshehura në banesën e tij, një pjesë e parave të vjedhura.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga një shtetase 39 vjeçe, se në banesën e saj në qytetin e Kukësit, i ishte vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Sh. B., 49 vjeç, banues në Kukës.
Gjithashtu, u gjetën të fshehura në banesën e 49-vjeçarit, 19 500 lekë, të dyshuara të vjedhura në banesën e kallëzueses. r.k











