Gjykata e Shkodrës dënoi me 22 vite burg Lekë Vuksanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur në maj të vitit të kaluar.
Krimi ndodhi në rrugën “Tom Kola” të Shkodrës ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar testin psikologjik për autorin e ngjarjes, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes.
Viktima Petrit Vuksani e nxori nga shtëpia Lekë Vuksanin, pasi ky i fundit nuk kishte paguar qiranë, faturat e ujit dhe ato të energjisë elektrike.
Sherri për shlyrjen e detyrimeve kulmoi në 2 Maj, kur në mesditë, 34-vjeçari u ngjit në katin e dytë të pallatit dhe qëlloi me armë zjarri automatik drejt Petrit Vuksanit. Ky i fundit ishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Anglia aty ku dhe jetonte prej vitesh.r.k











