As Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK.
“iPhone” i është sekuestruar familjes së saj, nënës, me dyshimin se përdorej nga Kryemadhi.
Një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi në Dhomë Këshillimi të mos pranojë rekursin e bërë nga Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 4 janarit 2024, që nuk liroi nga sekuestroja telefonin.
SPAK është duke hetuar në një dosje të vetme dy kallëzime të bëra ndaj bashkëshortëve Meta-Kryemadhi. a.b











