Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari Gezim Kajno, i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.
Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.
Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.
Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..
Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b












