Një urë 3 km e gjatë në Baltimore, SHBA, u shemb plotësisht pasi u godit nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco.
Raportimet e para flasin se 20 persona dhe disa automjete që po lëviznin në urë kanë rënë në lumë në momentin e shkatërrimit të saj, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 01:30 të mëngjesit në SHBA.
Ura që u shemb në Baltimore quhet Ura e Francis Scott Key (shkurt Ura Key), pjesë e autostradës 695 që rrethon Baltimoren.
Ura u godit nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singaporit. Anija është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka.r.b












