Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, u arrestua sot me urdhër të SPAK bashkë me 4 persona të tjerë.
Ai akuzohet “shpërdorim të detyrës”, “falsifikimit të dokumentave” dhe “tjetërsimit të pronave”. 3 prej tyre janë në arrest sbtëpie ndërkohë që ndër të arrestuarit është edhe pronari i tokës.


Goro është arrestuar për tjetërsim të pronave në Himarë, çështje e kallëzuar më herët nga kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Më 17 Janar të këtij viti, Jorgo Goro dha shpjegime në SPAK dhe ka dëshmuar për rreth tre orë për kallëzimin e bërë nga Beleri.
Beleri në akuzën e tij pretendon se Jorgo Goro, ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe më pas kjo pronë është blerë nga ish-deputeti Artan Gaçi.
Toka prej 5500 metrash është vënë nën sekuestro nga SPAK. m.k
PADIA E BELERIT












