I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 51-vjeçari. Shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. a.b











