• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nis betejën pasi ka përfunduar lufta, Nikolla bezdiset. Merr fund komisioni i Reformës Zgjedhore, 2 vjet asgjë në dosje

droni by droni
21 March, 2024
in Kryesore, Politika
0
Basha nis betejën pasi ka përfunduar lufta, Nikolla bezdiset. Merr fund komisioni i Reformës Zgjedhore, 2 vjet asgjë në dosje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo e enjte shënoi ditën e parë që Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye normalitetit pas 5 muajsh rezistenvë të opozitës ndërkohë që i vetmi që nuk e kuptoi se lufta kishte mbaruar me tërheqjen e socialistëve dhe nisi betejën ishte Lulzim Basha.

Deputeti Basha bllokoi foltoren dhe kryetarja Lindita Nikolla i bëri apel disa herë që ta lironte, për të vijuar zhvillimin normal të seancës por Basha nuk pranoi.

Si përfundim, disa minuta më pas kryeparlamentarja i njoftoi atij përjashtimin nga seanca

Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e kryera seancën e shkuar, nën drejtimin e Ermonela Felajt, pasi nuk kishte kuroum në miratimin e projektligjeve.

“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e sencës së kaluar, ishin vetë 68 deputetë të pranishëm, në emër të grupit parlamentar ju jam drejtuar zyrtarisht ju për të shpallur pavlefshmërinë e seancës së kaluar. Do duhet të ishin 71 deputetë, ndërkohë që në procesverbal është shkruar qartë gjendja e seancës. Ju kërkoj të shpallni pavlefshmërinë  e të gjitha votimeve në seancën e shkuar”, deklaroi Bardhi.

“Sekretariati nuk ka marrë ende vendim, procesverbali ka reflektuar gjithë situatën e asaj seance”, ishte përgjigjia e Nikollës.

Në vijim e ka marrë fjalën Lulzim Basha i cili tha se dëmi më i madh gjatë ditës së sotme është “ai që nuk duket” dhe këtu e kishte fjalën për Kodin e ri Zgjedhor.

“Sot para se të nisni punimet kam një thirrje, hiqni dorë për një moment nga axhendat tuaja të ngushta partiake, nga axhendat personale dhe jepuni shqiptarëve deri në fund të muajit një Komision të Reformës Zgjedhore me parametrat që kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash 2 vjet dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëmë”, u shpreh Basha.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë seancës së sotme parlamentare se deputetët kuptuan se me rrugën radikale nuk shkohet askund. Ajo u shpreh se është detyrë kushtetuese e deputetëve të jenë në Kuvend.

“Për çdo deputet dhe forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje, por disfate. Është më mirë të ulesh të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë me ata që i ke përballë. Është detyra jonë kushtetuese të jemi në Kuvend. Për këtë i përgëzoj të gjithë deputetët që mbërritën në këtë konkluzion”, u shpreh Spiropali.

Po sot përfundon afati i komisionit të Reformës Zgjedhore. Edhe pse ka zgjatur 22 muaj, bashkëkryetari Enkeled Alibeaj pranoi që ende nuk ka një produkt konkret, duke theksuar se Parlamenti duhet të votonte kërkesën e PD-së për listat e hapura dhe votën e emigrantëve.

Fill pas tij, pati një përgjigjie nga ana e mazhorancës. Ishte kreu i grupit të PS Bledi Çuçi tha se pret një raport përfundimtar për “Zgjedhoren”.

“Lidhur me dy thirrjet, e para e zotit Basha dhe e dyta si një deklarim i kapitullimit të komisionit nga zoti Alibeaj. Vërtet sot mbaron afati i një komisioni që ka zgjatur më shumë se çdo komision tjetër dhe për fat të keq po presim produktin që duket nga deklarimet e tij që s’do ketë produkt për vetë mendësinë si e kanë trajtuar këtë komision bipartizan. Çfarë komisioni konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë, kur pakica vjen me një draft dhe thotë këto janë kushtet tona, po doni merrini, po doni lejini. Ne po presim rekomandimet, do ti shqyrtojmë. Lidhur me faktin se PS i do apo jo listat e hapura, e keni në Kushtetutë, po jemi ata që kemi thënë se emigrantët duhet të votojnë,  kemi bvërë gati dhe dokumentin. Nuk kemi ça bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar që siç duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, deklaroi Çuçi.

Ndërsa i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi “u drejtoi gishtin” anëtarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore për dështimin e punës në 22 muaj. Ai theksoi se pas këtij komisioni pa rezultat, fshihet një pazar.

“Sa i takon reformës zgjedhore, rikthehuni pak diskutimeve që kemi bërë në Korrik e Shtator të 2023-it, kemi kërkuar të mbajnë përgjegjësi ata që për turpin e tyre, për dembelizmin e tyre, e bllokuan për dy vite Reformën Zgjedhore dhe kishte absolutisht një pazar të qartë që në limitet e kohës për zghjedhjet e ardhshme mos t’u ofronin shqiptarëve atë që ata vërtet presin. Presin zgjedhje të lira dhe të ndershme, presin që votën e tyre mos ta deformojë krimi i organizuar apo paratë e korrupsionit. Ky është qëllimi dhe objektivi që duhet të kishte ky Kuvend, duke reflektuar një më një çdo rekomandim të OSBE/ODIHR-it. Nuk i kemi thirrur kot të na asistojnë gjatë proceseve zgjedhore. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk u zhvillua asnjë mbledhje dhe bënë sikur punuan, sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit për dështimin e Reformës Zgjedhore”, tha Bardhi në Kuvend. a.b

Previous Post

Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese

Next Post

Shqiptarët tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

droni

droni

Next Post
Shqiptarët tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

Shqiptarët tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.