Pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Tepelenë Memaliaj. 4 persona humbën jetën dhe 2 u plagosën nga përplasja e 3 makinave.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, njoftoi policia e Gjirokastrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. m.k












