SPAK ka kontrolluar pak ditë më parë shtëpinë e një prej ish politikanëve të njohur, ish deputet dhe ish ministër në qeveritë e Fatos Nanos. Fjala është për Ben Blushin që së fundi ka drejtuar dy televizione, Top Channel dhe Euronews.

”Shtepi e Ben Blushit ne kuader te hetimeve per incenerator eshte kontrolluar një jave me pare. Bëhet fjalë për një apartament në një pallat në Rrugën e Barrigadave.
Gjyqtarja qe ka miratuar kontrollin Irena Gjoka. Kerkesa është bërë ngavProkurori Dritan Prençi”, tha një burim nga GJKKO.
Blushi është lidhur me çështjen e inceneratorëve pas një kompanie të përbashkët që krijoi e shoqja me pronarët e inceneratorëve.
Kjo lidhje është nëpërmjet bashkëortakërisë me kompaninë Em-Capital me seli në Bullgari.
Kur Blushi drejtonte Top Channel edhe opozita ngriti akuza ndaj tij për lidhje me inceneratorët. m.k













