Pamje nga vendi i vrasjes
Gentian Bejtja u qëllua sot për vdekje në oborrin e shtëpisë së tij.
4 armë u gjetën në orët e pasdites në një makinë të djegur në fshatin Hasan në Fushë Krujë. Besohet se makina u përjet aitorëve të vrasjes.
“Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia. m.k











