Një pus nafte i mbyllur mori flakë këtë pasdite në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol.

Ndërhyrja ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Por kjo nuk ka shmangur ndotjen mjedisore, pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi. a.b











