Procedohet penalisht përgjegjësi i punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.
Sekuestrohen 2 mjete (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b













