Foto ilustruese
Një fermer humbi jetën gjatë punës me zetor pasi mjeti u përmbys. Ngjarja ndoshi në fshatin Glinë në Dropull.
“Pasditen e djeshme, në fshatin Glinë, Dropull, dyshohet se për shkak të përmbysjes së mjetit zetor me të cilin po punonte tokën, ka humbur jetën shtetasi H. G., 72 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Gjirokastrës. a.b











