Një shtëpi private është shembur sot në Elbasan duke shkaktuar një viktimë.
Ngjarja ndodhi pasdite në Shushicë ndërsa viktima është një burrë 64 vjeç.
“Rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën”, njoftoi policia e Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












