Një grua humbi jetën sot në Sarandë pasi u godit nga një makinë.
“Specialistët e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi mëngjesin e sotëm, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Sh. H., 58 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, në spital”, deklaroi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme. a.b











