Aktorja Elia Zaharia u shfaq sot në dyert e gjykatës së Tiranës ku u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.
Gjykata ka aprovuar kërkesën për mbrojtje nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe ish bashkëshorten e tij Elia Zaharia.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri ndërsa i ati do të takojë vajzën pa prezencën e Elias, por të dados.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale. r.k












