Një makinë luksoze është djegur në mesnatë në Vlorë. Ajo është makinë e tipit BMW X5.
“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Vlorës. m.k











