Deputeti i PS në Lushnje, Bujar Çela i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale këtë pasdite pasi ishte ndër të plagosurit nga shpërthimi i një vinçi në një magazinë në periferi të Lushnjës .
Dy qytetarë janë në gjëndje të rëndë dhe janë nisur për në spitalin e traumës.
Gjatë punimeve vinçi prek gabinën e tensionit të lartë i cili shkakton dhe shpërthimin në një rreze prej 200m e duke shkaktuar deme materiale dhe në bizneset pranë. Nga ky shpërthim gjeti vdekjen e menjëhershme vinçieri Roland Hoxha , si dhe plagosen 8 disa qytetarë të tjerë.
Forca të ndërhyrjes së shpejtë ,ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.











