Ish-ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjinkuri është paraqitur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm ndërsa ndodhet ende në ambientet e tij.
Ende nuk dihen arsyet përse ish-ministri socialist ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme por kjo është hera e dytë që Gjiknuri ndodhet në këto zyra. Herën e parë është pyetur për fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjithashtu, Gjknuri akuzohet se ka udhëtuar së bashku me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.
Në dosjen e SPAK specifikohet se në vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto. a.b











