Presidenti i Ukrainës Zelenski ka mbërritur para pak çaszesh në Rinas ndërkoha që eskorta shoqëruese e tij do të mbahet mend si ndër më masivet në historinë e pritjes së personaliteteve në Shqipëri.
Ai u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali.
Eskorta e ka shoqëruar njeriun që po lufton me ushtrinë ruse prej dy vitesh, në rrugët e zbrazura të Tiranës me një siguri të niveleve më të larta.
Zelenski merr pjesë të mërkurën në Samitin e Evropës juglindore në mbështetje të Ukrainës. a.b












