Një ndër çështjet që u biseduan mes Presidentit Zelenski dhe Kryeministrit Rama nëbTiranë ishte edhe mundësia e prodhimit të përbashkët të armëve në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur Presidenti Zelenski përmes një postimi në X.
”Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama @ediramaal ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelenski.
Shqipëria ka një stok fabrikash të prodhimeve ushtarake jashtë funksionit, trashëguar nga koha e diktaturës. Ato fabrika mund të vitalizohen shpejt dhe të funksionojnë në ndihmë të industrisë ushtarake. a.b











