Mitsotakis bojkotoi samitin sepse Shqipëria nuk respekton vlerat bazë! Ne jemi shumica politike dhe numerike, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.
“Të dashur miq, sot kryeministri i Greqisë nuk erdhi. Bojkotoi takimin.
Po pse e bojkotoi? Sepse Shqipëria sot është një shtet që shkelmon parimet më universale të lirisë njerëzore.
Që nuk pranon prezumimin e pafajësisë.
Që diskriminon me etni!
Që nuk respekton vlerat bazë.
Edi Rama përsëri sot me farsën e tij të turpshme shtyu procesin vetëm e vetëm për t’i marrë mandatin qeveritarit të zgjedhur.
Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare.
Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë”, tha Berisha. r.p











