Arrestohet ne Dubai Denis Brajoviq, nga Shkodra, pjesë e grupit Bajri në këtë qytet.
Ai kërkohet në Shqipëri i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit. Ai është në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Ai është nën hetim prej disa vitesh për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Denis Brajoviq është arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” më Shkodrës vite më parë dhe është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë në 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. a.b












