Një adoleshent humbi jetën krejt papritur këtë pasdite. Ngjarja ndodhi në pallatin ‘Asllan Rusi’ kur ai po ndiqte nje ndeshje basketbolli dhe ra pa ndjenja.
“Rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k












