Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kumanovë, duke shënuar 2 të vrarë dhe 1 të plagosur. Një pereon vret motrën dhe nipin e tij duke lënë të plagosur nipin tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.
63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend. I plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës.
Autori është arrestua. Informacionet fillestare janë se bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pronësore-juridike, njoftojnë mediat maqrdonaee. m.k












