Një punëtor gjelbrimi humbi jetën sot në Peqinbpasi ra nga një pemë që po krasiste.
“Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia e Peqinit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b











