Dy banesa u dogjën sot plotësisht në një lagje të Gjitokastrës. Ngjarja ndodhi pasdite në lagjen Manalat. Dy shtëpitë u përkasin dy vëllezërve.
“Rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Gjirokastrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. a.b












