Zbardhen dhe dokumentohen 18 raste të vjedhjeve të monopatinave në Tiranë.
Vihet në pranga njëri nga autorët, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Sekuestrohen 10 monopatina të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas, në Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. r.k











