Deputetët e PD të përjashtuar vijuan sot protestën para Kuvendit duke hedhur miell mbi Gardën që kishte bllokuar derën e Kuvendit si shenjë e narkoregjimit siç e quajnë deputetët e opozitës. Ata shënuan me viza të bardha shkallët e Kuvendit.


Ndërkaq deputeti Flamur Noka në momentin që ka parë Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj që orientonte gardën vrapoi drej tij duke i hedhur miell në kokë.
“Bravo, teatër fantastik”, i drejtohet Genc Gjonçaj deputetit demokrat. Ndërsa ky i fundit i thotë: “Ti je narkoregjim”. a.b











