Shiti disa herë, të njëjtat apartamente, vihet në pranga administratori i firmës që ka ndërtuar pallatin në Tiranë.
Si rezulat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Sabri Shera, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.
Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi Sabri Shera, ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme. a.b











