Një numër fermerësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke publikuar edhe kërkesat e tyre.
Fermerët kërkojnë barazim të TVSH për produktet bujqësore; Rimbursim për çdo litër qumësht; Naftë pa taksa për mjetet bujqësore; Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.
Fermerët do të organizojnë protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar me Korçën nga dita e hënë.
E fundit do të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars. a.b











