Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas presionit të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kosovës në lidhje me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele.
”Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, deklaroi Rama duke u afiluar për herë të parë edhe pse pjesërisht me qëndrimet e Kurtit. a.b












