Kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Krujë, një shtetas i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të narkotikëve.
Në rrugën “Donika Kastrioti” të qytetit, u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës. r.k











