Një person është gjetur pa jetë në një rrugë të Shijakut.
”Rreth orës 16:10 në lagjen “Shilore” Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, deklaroi policia e Shijakut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k












