Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe deputetë të tjerë nga Tirana zhvilluan një takim në Departamentin e Shtetit.
”Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale. m.k












