Policët në Tiranë proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç pasi ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, siç duket në videon më poshtë.
Ai ka bllokuar lëvizjen e automjeteve ndërsa gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b











