Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme në Kurbin.
Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;
1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;
1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;
Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;
2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura. r.k












