Dy trajnerë kanë rrahur me grushte një lojtar të skuadrës së tyre duke i shkaktuar plagë dhe po mjekohet në spital.
Bëhet fjalë për 2 trainerët e skuadrës së Butrintit, Sarandë, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça që u arrestuan nga policia.
Ata goditën futbollistin e ekipit Albi Selimaj.
Detajet e policisë:
Goditën me grushte, futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.
Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.












